Templates by BIGtheme NET

Tom Doshit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Departamenti i Shtetit i ka ndaluart hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Sipas DASH Tom Doshit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste korrupsioni.

“Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur,  nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”, shkruan DASH./Hashtag.al

Burimi:https://www.state.gov/r/pa/prs/ps/2018/04/280504.htm

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto