Templates by BIGtheme NET

160 kg kokainë nga Amerika e Jugut drejt BE-së, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar (Video)

7 persona kanë përfunduar në pranga pasi një aksioni antidrogë të Guardia di Finanzas në Itali. Pesë nga të arrestuarit janë ndaluar në Itali, kurse dy në Shqipëri. 

Në pranga janë vënë 7 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë, Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë.

Koka e organizatës dyshohet se është Aleks Boçi, i cili kishte ndërtuar grupin që merrte drogën nga Amerika e Jugut dhe më pas me anë të lidhjeve të tij e çonte atë në Itali e Belgjikë.

Në Itali, lënda narkotike administrohej nga Claudio Cesarini e Daniele Ferri, të cilët janë kontigjent i njohur nga policia italiane. Sipas hetimeve deri tani dyshohet se janë trafikuar rreth 160 kg kokainë por vetëm 9 kilogramë janë mundur të sekuestohen.

Hetimet kanë dokumentuar gjithashtu një përfitim prej 1 milionë e 600 mijë eurosh nga trafiku i kokainës, prej të cilave janë vënë nën sekuestrim rreth 430 mijë euro.

Grupi kriminale kishte lidhje me organizatën mafioze italiane, Ndrangheta dhe merrej me trafik kokaine nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas e transportonin në vende të tjera të BE-së. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto