Templates by BIGtheme NET

Reporteri investigativ gjendet i vdekur, pistat e ekzekutimit

Gazetari investigativ rus, Maxim Borodin, i cili shkroi për vdekjen e mercenarëve në Siri ka vdekur në spital. BBC ka shkruar se Borodin ka rënë nga banesa që ndodhej në katin e pestë.

Maxim u gjet nga fqinjtë e tij, të cilët më pas e dërguan në spital. Zyrëtarët lokalë thanë se nuk kanë gjetur asnjë shënim vetëvrasës. Nga ana tjetër një mik i Borodin ka treguar se shtëpia e tij ishte e rrethuar nga disa burra.

Kolegët e kanë përshkruar Borodinin si një gazetar parimor dhe se në datën 11 prill ia kishte telefenuar kolegen e tij, Vyçeslav Bashkov në orën 5 të mëngjesit për t’i thënë se kishte parë dikë me armë në ballkonin e tij.

Ndërsa kryeredaktori i Novy Den, ku Borodin punonte tha se ai nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten dhe se ky ishte padyshim një krim.

Harlem Désir i organizatës ndërkombëtare të monitorimit OSBE është shprehur, se vdekja e gazetarit rus është shqetësuese dhe për këtë do gjë do të hapet një hetim.

Çfarë shkruajti Borodini?

Në javët e fundit, gazetari kishte shkruar për mercenarët rusë të njohur si “Grupi Wagner” të cilët thuhet se u vranë në Siri më 7 shkurt në një konfrontim me forcat amerikane.  E ndërsa javën e kaluar Mike Pompeo tha se me qindra mercenarë kishin vdekur nga përleshjet në provincën e Deir al-Zour.

Edhe Rusia zyrtare pranoi se kishte pasur viktima në përplasjen e Sirisë. U pranua sed ishin vrarë disa dhjetra qytetar , por u theksuar se ata nuk ishin ushtarë.

Muajin e kaluar, Borodin kishte shkruar se tre prej të vrarëve kishin ardhur nga rajoni Sverdlovsk, ku Ekaterinburgu është qyteti kryesor. Dy nga burrat ishin nga qytetet e Asbestit dhe një nga Kedrovoye.

Gazetari investigativ gjithashtu kishte hetuar edhe për skandalet politike në lidhje me bjellorusen dhe e nohur si Nastya Rybka.

Përse gazetaria është një profesion i vështirë në Rusi

Gazetarët në Rusi shpesh janë ngacmuar ose sulmuar gjatë viteve të fundit për punën e tyre. Në të njëjtën ditë kur Maxim Borodin u gjet i lënduar me vdekje, redaktori i një gazete zyrtare rajonale u sulmua në Jekaterinburg.

Shumica e mediave të Rusisë kontrollohen nga shteti dhe Rusia renditet e 83-ta nga 100 vende për lirinë e shtypit.

Një nga gazetarët më të njohur të Rusisë, Anna Politkovskaya, u qëllua për vdekje në një ashensor në bllokun e saj të banesave më 2006. Politkovskaya publikoi artikuj mbi abuzimet ruse të të drejtave të njeriut në Çeçeni. Raportet e Anna Politkovskaya ishin shumë kritike ndaj Presidentit Vladimir Putin.

Dy vjet më vonë, gazetari Mikhail Beketov u dëmtua në tru. Ai kishte shkruar mbi korrupsionin dhe luftoi kundër shkatërrimit të pyllit Khimki.

Oleg Kashin, u plagos rëndë në një sulm në Moskë më 2010. Ai kishte raportuar për protesta kundër autostradës së pyllit Khimki.

Vitin e kaluar, një prezantues i njohur rus, Tatyana Felgengauer u qëllua me thikë në qafë, ndërsa punonte në stacionin e radios, Ekho Mosvky.  

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto