Templates by BIGtheme NET

Basha nga Berlini: Detyra më e vështirë sot, të bindim gjermanët skeptikë për hapjen e negociatave

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar një video nga mbledhja e Komisionit për Çështjet Europiane, ku po diskutohet për fatin e Shqipërisë në çeljen e negociatave me BE-në.

“Jemi në sallën e Seanca e veçantë dëgjimore, të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të komisionit për Çështjet Europiane, të komisionit të çështjeve për punët me jashtë.

Këtu është edhe një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe zgjerimin në veçanti, znj Vokshi dhe z.Bylykbashi.

Edhe për pak minuta nis seanca dëgjimore, ku shqetësimet gryesore të grupit CDU-CSU në këtë komision kanë të bëjnë me luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës, luftën kundër Korrupsionit, Reforma në Drejtësi.

Qëndrimi është skeptik për sa i përket hapjes së negociatave, dhe detyra më e vështirë e gjithë kësaj vizite është të bindim këtë komision sot, që nga njëra anë prblemet reale në Shqipëri, që ekzistojnë dhe që nga njëra anë këta kanë raportimet e tyre objektive dhe konkrete edhe nga agjencitë e lizgjbatimit, dhe nga burime të tjera gjermane dhe europiane, por edhe që nga ana tjetër këto probleme mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave sesa me moshapjen e tyre. Dhe që opozita është e bashkuar për të kërkuar hapjen e negociatave edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi, për të intensifikuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të mundësuar Reformën e vertetë tëRformës në Drejtësi, por edhe për reformat e  tjera të rëndësishme, e Administratës Publike apo ajo Zgjedhore.

Kjo është detyra që kemi sot, detyra më e vështirë që kemi sot në Berlin.”, tha Basha. Më tej kreu i opozitës tha që do të bënte me dije edhe më vonë, për rezultatet e kësaj mbledhje, e cila fillon për pak minuta.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful