Templates by BIGtheme NET

Çfarë po ndodh në botë? Pistat përse po vriten gazetarët

Maxim Borodin, gazetari që u gjet i vdekur dje nga fqinjët

Mbrëmjen e djeshme reporteri investigativ rus, Maxim Borodin u gjet i vdekur nga fqinjët e tij i vdekur. Borodin gjatë muajve të fundit kishte publikuar artikuj mbi vdekjen e mervenarëve rus në Siri. Kjo është edhe pista kryesore e hetimeve, pasi dyshohet se ai mund të jetë hequr qafe.

Borodin u gjet i lënduar me plag të shumëta, poshtë banesës së tij  por nuk u gjet asnjë letër vetëvrasje. Kryeredaktori, ku punonte Borodin është shprehur se ai nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten.

Por në të njëjtën ditë kur Maxim Borodin u gjet i lënduar me vdekje, redaktori i një gazete zyrtare rajonale u sulmua në Jekaterinburg.

Nga ana tjetër e botës edhe një gazetare tjetër u gjet e vdekur. Karla Lisseth Turcios, një nga gazetaret më në zë në El Salvador, është rrëmbyer dhe më pas është vrarë. Trupi i gazetares është gjetur mbrëmjen e kaluar pranë një autostrade, në afërsi të San Salvadorit.

Karla Lisseth Turcios, gazetarja nga El Salvadori që u rrëmbye dhe më pas u vra

Përse po vriten gazetarët nëpër botë?

Si Maxim Borodin dhe Karla Lisseth Turcios kishin shkruar artikuj që preknin korrupsionin në vendet e tyre. Por a janë këto dy vrasjet e vetme të gazetarëve? Përgjigja për këtë është jo.

Sjellim këtu në vëmendjen vrasjen e gazetares nga Malta.  Daphne Caruana Galizia, e cila u vra vitin e kaluar, pasi ishte duke punuar mbi një shkrim investigativ  kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar. Madje, ajo me artikujt e saj shkaktoi edhe rrëzimin e qeverisë së shkuar në Maltë. Në makinë e gazetares 53-vjeçare u vendos eksploziv.

Daphne Caruana Galizia, gazetarja nga Malta, e cila u hodh në erë

Edhe gazetari Oles Buzyna nga Ukraina u gjet i vdekur në shtëpinë e tij para 3 vitesh. Edhe ai u vra sepse ishte duke investiguar mbi politikanët.

Oles Buzyna, u ekzekutua në mes të njerëzve vetëm sepse po investigonte mbi politikanët

Rikthehemi sërish në Rusi  ku rastet janë akoma më të shumtë

Anna Politkovskaya një nga gazetaret më të njohura ruse , u qëllua për vdekje në një ashensor në bllokun e saj të banesave më 2006. Politkovskaya publikoi artikuj mbi abuzimet ruse të të drejtave të njeriut në Çeçeni. Raportet e Anna Politkovskaya ishin shumë kritike ndaj Presidentit Vladimir Putin.

Anna Politkovskaya, pasi publikoi artikuj mbi abuzimet ruse të të drejtave të njeriut në Çeçeni u vra.

Dy vjet më vonë, gazetari Mikhail Beketov u dëmtua në tru. Ai kishte shkruar mbi korrupsionin dhe luftoi kundër shkatërrimit të pyllit Khimki sepse ishte marrë vendimi nga qeveria për t’u ndërtuar një autostradë aty.

Mikhail Beketov, u vra sepse shkroi se sa të korruptuar ishin politikanët në Rusi

Oleg Kashin, u plagos rëndë në një sulm në Moskë më 2010. Ai kishte raportuar për protesta kundër autostradës së pyllit Khimki. Duhet thënë se është i vetmi gazetar që shpëtoi sulmit i gjallë.

Oleg Kashin, i vetmi gazetar që i ka mbijetuar sulmit

Po në Ballkan a janë vrarë gazetar?

Jan Kuciak dhe e fejuara e tij, të cilët e u gjetën të vdekur në banesën e tyre

Nuk ka shumë kohë që nga vrasja e gazetarit sllovak , Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova Kuçak. Gazetari 27-vjeçar ishte duke hetuar mbi korrupsioni, por edhe kishte gjetur lidhje midis politikës në shtetin e tij me krimin e organizuar italian./ Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto