Templates by BIGtheme NET

Dy mënyrat si të frenoni ‘WhatsApp’ që t’i ndajë të dhënat tuaja personale me ‘Facebook’

Me të gjithë polemikat rreth rrjedhjes së të dhënave të Facebook-Cambridge Analytica që ende nuk janë mbyllur, ekziston një ndërgjegjësim gjithnjë në rritje rreth asaj se sa dhe çfarë lloj të dhënash po shpërndahen në internet.

Përdoruesit që ishin më herët të pakujdesshëm po bëhen gjithnjë e më shumë vigjilentë. Kohët e fundit, edhe ‘WhatsApp’, që është pjesë e Facebook ishte nën skaner për ndarjen e informacionit me kompaninë e tij mëmë.

‘WhatsApp’ iu përgjigj kësaj duke thënë se mbledh “shumë pak të dhëna” të përdoruesve të tij dhe “çdo mesazh është fund-në-fund i koduar”.

Por ka një mënyrë për përdoruesit të zgjedhin që të mos e ndajnë informacionin e tyre të llogarisë me Facebook.

Këtu janë dy mënyra për të ndaluar ndarjen e informacionit tuaj ‘WhatsApp’ me ‘Facebook’:

Sapo të shkarkoni ‘WhatsApp’, do t’ju kërkohet të “pajtoheni” për të pranuar kushtet e përditësuara të Shërbimit dhe Politikën e Privatësisë.

Por, para se ta bëni këtë, klikoni “Pajtohem” dhe më pas klikoni “lexo më shumë”. Pasi ta bëni këtë, do të gjeni një kontroll në pjesën e poshtme të ekranit, të cilin mund ta zgjidhni nëse nuk dëshironi që informacioni i llogarisë tuaj të ndahet me ‘Facebook’.

Por kjo mënyrë është aktive vetëm për 30 ditë. Në rast se doni që të mos ndani informacione me ‘Facebook’ përgjithnjë, atëherë klikoni Settings-Account-Share my account.

Nëse nuk doni që informacionet e llogarisë suaj të ndahen me ‘Facebook’ atëherë çklikoni opsionin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful