Templates by BIGtheme NET

E rrëmbyen kur ndodhej vetëm në shtëpi, gjendet e vrarë gazetarja nga El Salvadori

Karla Lisseth Turcios, një nga gazetaret më në zë në El Salvador, është rrëmbyer dhe më pas është vrarë.

Trupi i gazetares është gjetur mbrëmjen e kaluar pranë një autostrade, në afërsi të San Salvadorit.

Sipas mediave lokale, personi apo personat që e kanë sulmuar, e rrëmbyen gazetaren ditën e shtunë, në momentet kur ndodhej vetëm në shtëpi.

Denoncimin për zhdukjen e saj, e kanë bërë bashkëshorti dhe djali, pas kthimit në shtëpi kur nuk e kanë gjetur aty Karlën.

Vrasja e saj mbetet ende e paqartë ndërkohë që autoritetet vendase kanë nisur hetimet. Peshkopi, Jose Luis Escobar Alas, e ka konsideruar vrasjen e gazetares Turcios, si një sulm barbar mbi tërë shoqërinë.

Karla LissethTurcios ka punuar si gazetare në revistën “El Economista” të cilën e boton shtëpia mediatike La Prensa Grafica.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful