Templates by BIGtheme NET

Faktohet shpërndarja e drogës në shkollat 9-vjeçare, si u kapën tre të rinjtë tek 21-dhjetori

Në shkollat e Tiranës shitet drogë dhe kjo gjë është faktuar, pasi sot janë arrestuar tre persona, të cilët shisnin lëndë narkotike në oborrin e shkollave 9-vjeçare. Të tre personat janë arrestuar në flagrancë, teksa përpiqeshin të shpërndanin lëndë narkotike, të paketuara në qese farmaceutike.

Nuk bëhet e qartë nga policia se prej sa kohësh grupi i të rinjëve e ushtronte këtë aktivitet kriminal, por gjatë kontrrollit në banesën e tyre policia ka gjetur edhe 801 gramë hashash, i cili ishte i destinuar për t’u shpërndarë në oborrin e shkollave.

Në zonën e 21 Dhjetorit ndodhen këto shkolla publike 9-vjeçare, ‘Sabaudin Gabrani’, ‘Gustav Majer’, ‘Naim Frashëri’ e ‘Pjetër Budi’. Gjithsesi në njoftimin e policisë nuk cilësohet se te cila shkollë do e shpërndanin drogën tre të arrestuarit.

Harta e shkollave në zonën e 21-dhjetorit

Detajet e plota të policisë:

“Sot janë sekuestruar doza me lendë narkotike “Cannabis Sattiva” Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcat Speciale Shqiponja në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin: – Gentian Kurti 25 vjeç, banues në Tiranë. – Marko Bano 19 vjeç, banues në Tiranë . – Xhulio Koprencka, 23 vjeç banues në Tiranë. Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e “21 Dhjetorit”, Shtetasit Bruno Kurti, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Babe Rexha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 cope qesesh farmaceutike me bimë të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa” gati për hedhje në treg. Gjithashtu në banesën ku këta shtetas kishin marrë me qira janë konstatuar shtetasit Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merrëshin me pergatitjen e kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza , ku iu është gjetur dhe sekuestrua në cilësine e provës material dhe 801 gram bimë e dyshuar narkotike të llojit “Canabis Sativa “si dhe një peshore elektronike. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkepunim” të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal”./Hashtag.al

Droga e sekuestruar në banesën e tre të arrestuarëve

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto