Templates by BIGtheme NET

Fjalor pervers në Kuvend, Veseli: E përdor me gojë shumë a? (VIDEO)

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me një përplasje mes Deputetes së Vetëvendosjes, Drita Millaku, dhe kreut të Kuvendit Kadri Veseli.

Millaku tha se Veseli kishte fyer deputetët duke i sharë nga njerëzit e shtëpisë në një seancë të mëparshme.

Deputetja thotë se nuk e kishte dëgjuar që atë ditë, sepse po ta kishte dëgjuar do kishte marrë veprime kundra tij.

 “Nuk t’kam dëgju që na ke sha me rob se për besë gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti”, tha Millaku.

Mirëpo Kadri Veseli i cili që në fillim e ironizonte deputetet, duke thënë që nuk i njihte as emrin, kur dëgjon këtë frazën e fundit i përgjigjet:“E përdor me gojë shumë a?

Duke vënë në lojë deputeten e Vetëvendosjes, Veseli thotë: “Kujdes me shprehjet se për besë ky është Kuvend”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto