Templates by BIGtheme NET

Gazetari serb zë ngushtë Haradinajn me pyetjen: A ke vrarë njeri gjatë luftës?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ëstë zënë ngushtë nga një gazetar serb, i cili gjatë një interviste e ka pyetur nëse kishte vrarë dikë në luftë.

Haradinaj po jepte një intervistë për për televizionin serb “Happy”, ku mes të tjerash. Përvec marrëdhënieve të sotshme mes Serbisë dhe Kosovës, është detyruar të flasë edhe për kohën e luftës. Duke mos u përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë, kryeministri i Kosovës la të nënkuptoj se po.

“Nuk e di, ndoshta. Lufta është luftë. E kam veshur uniformën i vetëdijshëm për pasojat. Kam humbur dy vëllezër në uniformë. Njësoj gjykon edhe një ushtar serb kur shkon në luftë. Nëse nuk mund ta përballoni këtë, atëherë mos hyni në konflikt”, tha Haradinaj.

Më tej kryeministri i Kosovës ka thënë se dy herë është përballur me procese gjyqësore në Tribunalin e Hagës dhe ia ka dalë të triumfojë duke dëshmuar pafajësinë dhe pastërtinë e luftës që ka bërë.

Ndër të tjera gazetari serb tha se pas luftës rreth 200 mijë serbë kanë ikur nga Kosova, ndërsa Haradinaj u përgjigj se “në qoftë se duam të flasim me shifra, atëherë duhet të themi se në vitin 1999 një milion shqiptarë u larguan nga Kosova. Shumë janë kthyer, por jo të gjithë”.

Ndërsa sa i përket serbëve, Haradinaj tha se nuk e di se sa serbë kanë emigruar nga Kosova.

“Sot nuk ka asnjë pengesë për të jetuar në Kosovë, për shkak të përkatësisë nacionale. Nëse jeni serb mund të jetoni në Kosovë. Nuk ka kërcënime”, tha Haradinaj.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto