Templates by BIGtheme NET

Jep llogari për sulmin në Siri, kryeministrja britanike e krahason me Kosovën: E njëjta gjë

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May është detyruar të raportojë para deputetëve britanikë lidhur me vendimin për të sulmuar Sirinë.

Ndërsa lideri i Partisë Laburiste në Britani, Jeremy Corbin, e pyet lidhur me vendimin e saj, May i kujton rastin e Kosovës.

May kujtoi se ka qenë pikërisht qeveria e fundit laburiste ajo që ka ndërhyrë në Kosovë me arsyetimin e zbutjes së vuajtjeve humanitare.

“Zbutja e vuajtjeve humanitare është arsye e vlefshme e cila është përdrorur nga partia laburiste në ndërhyrjen në Kosovë”, është shprehur May.

Më tej May ka thënë: “Dallimi i vetëm është se në Siri janë përdorur armët kimike”.

Kryeministrja britanike këmbëngul se vendimi për të ndërhyrë në Siri, ka qenë i duhuri.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto