Templates by BIGtheme NET

Kanosi e grabiti në Austri, kapet në kufi shqiptari i Kosovës

Policia Kufitare ka arrestuar një shqiptar të Kosovës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllimin ekstradimin e tij në shtetin austriak.

Në pranga ka rënë Adriatik Shala, 30 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë. Ai u ndalua pasi rezulton person në kërkim ndërkombëtar nga ‘Interpol Viena’, Austri.

Autoritetet e drejtësisë në Linz, Austri, kanë lëshuar urdhrin-arrestin ndaj Adriatik Shalës, për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Kërcënim i rrezikshëm”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto