Templates by BIGtheme NET

Rama mburret me punësimin pas dy vitesh të Suadës, komentuesi: O p*llë

Prej disa kohësh kryeministri, Edi Rama ka nisur të postoj në profilin e tij  histori të njerëzve që janë punësuar nga zyra e punës.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, pasi Rama ka postuar historinë e Suadës.

“Me Suadën, që tregon se si nisja e punës me një rrogë të ulët është baza e rritjes profesionale dhe e ngjitjes së shkallëve të pagesës, për këdo që ka ambicie për më shumë e vullnet të fortë për punë”,- ka shkruar Rama krahas videos që ka postuar.

Në video e postuar nga Rama është treguar edhe se Suadës i janë dashur dy vite që ta gjej këtë punë, e pikërisht këtu janë ndalur disa nga komentuesit.

“Vendi çudirave. Kërkon robi punë dhe pas 2 vjetësh ja gjejn. E paske lodh keq fare këte o i gjatë ( ajo , familja , shoqëria ) gjithmonë nëpër mitingje sepse përndryshe heeee heeee s’ka punë”- ka qenë njëri nga komentet.

E një komentuese tjetër është ndalur tek korrupsioni në vendin tonë dhe si shpjegohet se përse është akoma kaq i lartë.

“Korrupsjoni ka mbërthyer Shqipërinë. Prandaj s’po ecën përpara të zhduken kusarët që e kan mendjen vetëm për të vjedhur dhe rrjepur popullin. Për senuk u be reforma në shendetësi?” -ka shkruar komentuesja.

Ka pasur edhe komente që e kanë cilësuar si p*ll kryeministrin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto