Templates by BIGtheme NET

Sllovakët e njohin mirë fuqinë e protestës, jep dorëheqjen edhe ministri i ri i Brendshëm

Gjithnjë e më shumë politikanë po japin dorëheqjen, pas protestave masive që po zhvillohen në Sllovaki lidhur me vrasjen e gazetarit Jan Kuçiak dhe e së fejuarës së tij.

Pas kryeministrit Robert Fico dhe ministrit të Brendshëm Robert Kalinak, ka dhënë dorëheqjen dhe ministri i ri i Brendshëm Tomas Drucker.

Dorëheqja e Drucer vjen për shkak se protestuesit kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit të policisë, Por Drucer nuk e konsideron të drejtë që ta shkarkojë shefin e policisë vetëm për shkak të presionit të rrugës, pasi sipas tij ai punon shumë mirë.

Drucer ka deklaruar se ai nuk dëshiron që ta polarizojë edhe më tej shoqërinë, prandaj preferon që të japë vetë dorëheqjen.

Sllovakia është përfshirë në një nga krizat më të mëdha shtetërore që nga themelimi i vendit 25 vjet më parë. Trazirat ishin precipituar nga vrasja brutale e gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova.

Kuciak, raportonte për faqen e lajmeve Aktuality.sk për rastet e mashtrimit, shpesh që përfshinte biznesmenë me lidhje me partinë në pushtet dhe politikanët e tjerë. Ai dhe e dashura e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tij në Bratislavë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful