Templates by BIGtheme NET

U kishte 13 mijë euro borxh, dy vëllezërit rrëmbejnë dhe rrahin biznesmenin nga Durrësi

Një biznesmen nga Durrësi është rrëmbyer dhe është rrahur barbarisht pasditen e së djelës. Sipas policisë, personat që kanë ushtruar dhunë ndaj biznesmenit 33-vjeçar me inicialet K.P, janë dy vëllezër të cilëve ai u kishte para borxh.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, 16 prill  në zonën e Plazhit, ku sipas Policisë, “dy vëllezërit J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, rrëmbyen K.P, sipërmarrës në fushën e ndërtimit, (merrej me instalime elektrike dhe hidraulike).” 

Policia bën me dije se ata e kanë mbajtur biznesmenin të izoluar për disa orë dhe e kanë rrahur për ta lënë më pas sërish të lirë. 

Dy vëllezërit përdoren makinën (Audi) e shokut të tyrë Gjergji Qirici për të kryer rrëmbimin e 33-vjeçarit me orgjinë nga Berati dhe me banim në Durrës.

Qirici ndodhej në drejtimin e makinës, ndërsa dy vëllezërit duket se kanë ndjerë policinë dhe e kanë lënë të lirë sipërmarrësin te Ura e Dajlanit dhe vetë janë larguar më këmbë.

33-vjeçari i është drejtuar policisë ku ka rrëfyer edhe ngjarjen që i kishte ndodhur. Sipas tij, e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 13 mijë eurosh, që ai u kishte dy vëllezërve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful