Templates by BIGtheme NET

Prishtina e pakënaqur me raport-progresin nga Komisioni Evropian

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thonë se Kosova ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj të integrimit evropian dhe të trajtohet në mënyrë të njëjtë sikurse vendet e rajonit. Ky konstatim vjen pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian, pjesa për Kosovën, e cila për dallim nga vendet e tjera të rajonit duhet të presë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk duket i kënaqur me raportin. Megjithatë ai thotë se “Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e reformave evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”.

Thaçi: Të reflektojmë për përmbajtjen

Tani, pa humbur kohë, të gjitha institucionet duhet të reflektojnë për përmbajtjen dhe të gjeturat e raportit, në mënyrë që të adresohen problemet dhe sfidat e evidentuara. Ky raport ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Prandaj, e konsideroj çështje urgjente që ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë”, thotë Presidenti Thaçi.

Sipas tij, Kosova ka vullnet të mjaftueshëm politik për të intensifikuar hapat e saj drejt integrimit në BE-së. “Përkushtimi i Kosovës për reformat, bashkëpunimi rajonal dhe dialogu për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në njërën anë dhe në anën tjetër rikonfirmimi i institucioneve të BE-së se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të ardhmen në BE, duhet që natyrshëm të kurorëzohet me hapin e radhës drejt integrimit evropian të Republikës së Kosovës, pra marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim. Kosova ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj evropiane dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera të rajonit, shprehet Presidenti Thaçi, duke tërhequr vërejtjen se “mungesa e një perspektive të qartë për Kosovën, mund të sjell komplikime dhe pasoja jo vetëm për Kosovën por edhe gjithë rajonin”-raporton DW

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful