Templates by BIGtheme NET

Pas incidentit, Gjuriç kërkon leje për të hyrë në ministrinë e Jashtme në Kosovë

Pas trazirave në veri të Mitrovicës është njoftuar, se gjatë ditës së sotme shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, do të vizitojë ditën e sotme Kosovën.

Mësohet, se Gjuriç ka kërkuar leje për të hyrë brenda territorit në ministrinë e Jashtme. Bashkë me të do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Serbisë, Nikola Selakoviç.

Të dy do të marrin pjesë në një aktivitet politik në qendrën studentore të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, kjo është edhe arsyeja e vizitës.

“Po, Gjuriç dhe Selakoviç kanë kërkuar leje për të hyrë në Kosovë dhe ne kemi lejuar hyrjen e tyre”,- është shprehur ministri Pacolli.

Mediat kosovare kanë shkruar se , ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dhënë pëlqimin për vizitën e njeriut kryesor të Beogradit për Kosovën.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto