Templates by BIGtheme NET

Man.United përmbys Tottenham dhe kalon në finale të Kupës

Manchester United ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA ndaj Tottenham Hotspur.Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur të fitojë ndaj Spurs në një ndeshje të fortë, ku Dajtë e Kuq fituan me rikthim.

Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim me të dyja skuadrat që arritën të shënojnë nga një gol në 45 minuta.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Tottenhami, ku në minutën e 10-të të ndeshjes Dele Alli shënoi nga pas asistimit të Christian Eriksen.

Në minutën e 24-të të ndeshjes, Alexis Sanchez barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit të Paul Pogbas.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por ishin Djajtë e Kuq ata të cilët arritën të shënojnë.

Në minutën e 62’ Ander Herrera shënoi për 2-1 pas asistimit të Alexis Sanchez dhe me këtë gol ia siguroi fitoren Unitedit.

Me këtë fitore, skuadra e Jose Mourinhos arrin në finale të Kupës FA, ku do të ndeshet me njërën mes Chelseas dhe Southamptonit.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto