Templates by BIGtheme NET

‘Manita’ ndaj Sevilias dhe Barcelona fiton Kupën e Mbretit

Barcelona ka arritur të marrë trofeun e parë për këtë sezon pasi mundi me ‘manita’ Sevilian duke fituar Kupën e Mbretit.

‘Blaugranat’ nuk dhanë asnjë shans shënimi Sevilias duke e mbyllur me 0-5 rezultatin e sfidës.

Ishte Suarez i cili hapi serinë e golave në pjesën e parë në minutën e 14’ duke i dhënë më pas mundësinë Mesit për të shënuar në munutën e 31’. Më pas për ta mbyllyr pjesën e parë ishtë sërisht Suarez i cili shënoi në min e 40’.

Në pjesën e dytë do të mendonte Iniesta i cili do të shënonte për të katërfishuar rezultatin dhe për ta mbyllur në 0-5 do të ishte Coutinho i cili shënoi me penallti.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto