Templates by BIGtheme NET

Kundër shpërdorimit politik të fëmijëve

 Nga Mihai Shora

Ndonëse filozofi rumun Mihai Shora i ka kaluar të njëqindtat, ai vijon të jetë ndër opozitarët më aktivë – në sheshe, në rrugë, me shkrime, me fjalime – ndaj abuzimeve të pushtetit. Më poshtë vijon reagimi tij ndaj shpërdorimit të fëmijëve në veprimtari politike, sikurse ishte rasti i së quajturës “Simfoni e Tulipanëve” zhvilluar në qytetin e Piteshtit nga 21 më 24 prill:

“Shumë e njohin eksperimentin e Pavllovit dhe dukurinë klasike të reflekseve të kushtëzuara: me qenin që sekreton pështymë dhe reflekse të tjera, të quajtura nga Pavllovi “sekrecione psikike”.

Mirëpo ka ekzistuar mbas Pavllovit (dhe duke përdorur rezultatet e psikologut rus), një tjetër eksperiment, më pak i njohur (ndonëse po aq i rëndësishëm), i kryer nga John Watson në fillim të viteve ’20: i ashtuquajturi eksperiment i Albertit të vogël (sipas emrit të fëmijës mbi të cilin u bënë prej hulumtuesit amerikan testimet e debatuara gjatë).

Watson merr një fëmijë disa muajsh dhe i tregon një mi të vogël të bardhë. Në fillim fëmija ka një reagim normal: e këqyr, luan me të dhe madje gëzohet nga prania e miushit. Në një moment të dhënë Watson-i fut në eksperiment një zhurmë të fuqishme, duke goditur me çekan një shufër metali dhe duke e trembur fëmijën në çdo hyrje në skenë të miushit. Fëmija, pa vonesë, arrin ta shoqërojë miushin me frikën që i shkakton zhurma e goditjes me çekan. Jo vetëm kaq, por pas pak kohe zhvillon një fobi ndaj të gjitha kafshëve me qime dhe trembet edhe kur sheh një lepur, një majmun të vogël ose një ketër.

Për qenin e Pavllovit dimë që është mbushur me kashtë dhe ndodhet – pa marrë frymë e pa nxjerrë pështymë – në një vend nderi në muze. Për Albertin e vogël sot nuk dihet më asgjë , përpos faktit që nuk u pat “çkushtëzuar” nga Watson-i, ngaqë mëma e fëmijës e tërhoqi nga eksperimenti para afatit..

E kujtova Albertin e vogël sepse – dashur ose padashur – ajo çfarë ndodhi me ata fëmijë në Pitesht, ditët e kaluara, të shpie mbrapa tek eksperimenti i njëqind viteve më parë. Fëmijë që vihen të parakalojnë dhe të rrinë gatitu para një “shefi” do të zhvillojnë – nëse nuk çkushtëzohen në kohë – të njëjtat reflekse të nënshtrimit, të servilizmit festiv dhe të bindjes së verbër, pavarësisht kontekstit social në të cilin do të evoluojnë më vonë.

Ajo çfarë ka ndodhur në Pitesht nuk është “Festa e Madhe e Rumanisë”, si njëherë e një kohë. Deliri propagandistik i promovuar në kohën e çaushizmit e mundësonte gjithmonë një formë (më shumë ose më pak transparente) të dyfaqësisë: me të mbërritur në shtëpitë e tyre, njerëzit që sapo kishin parakaluar përballë tribunës zyrtare, të veshur në petka feste ose të shndërruar petkash si personazhe historike a në kostume sportive, vinin në vete, fitonin përsëri lirinë e brendshme (qoftë edhe duke bërë dallimin mes groteskut të spektaklit publik dhe realitetit të jetesës së tyre të përditshme). Ndërsa fëmijët e “eksperimentit me tulipanë” nuk do të jenë njerëz të  lirë për sa kohë do të njohin vetëm vënien poshtëruese në rresht përballë një autoriteti, cilido qoftë ai autoritet.

Nuk mjafton që na kanë vjedhur vendin, pyjet, qytetet, rrugët, simbolet dhe fjalët e gjuhës! Tani na vjedhin edhe fëmijët, me shpirtin e tyre, me mendjen e tyre e me gjithsej.

P.S. Nuk di kush e ka fotografuar këtë qenush, porse nuk jam aspak i sigurt që atij i pëlqejnë tulipanët”.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful