Templates by BIGtheme NET

Të ‘mllefosurit’ e PD dhe gabimi i Bashës

      Nga Armand Maho

Ta themi që në fillim. Bëj pjesë tek ata njerëz që kanë një qasje kritike mbi mënyrën se si po sillet Basha në opozitë. Kam qenë dhe jam i mendimit që kryetari i ri që mori partinë në vitin 2013 duhet t’i jepte një shprese tjetër elektoratit të djathtë, të lodhur disi nga arroganca e pushtetit. Basha deri në atë kohe kishte shkëlqyer në angazhimet elektorale që kish marrë dhe jo me kotë ishte kthyer në tabelë akuzash nga opozita e kohës. Në zgjedhjet e viti 2005 fitoi ndaj Arben Ahmetajt në njësine 7, me një rezultatë të padiskutueshëm, në zgjedhjet e 2009- ës nën drejtimin e tij ariti të merrte 7 deputetë në qarkun e vështirë të Elbasanit, ndërsa mundi t’i shkëpusë Bashkinë Ramës në vitin 2015 në Tiranë ( Në atë akohe Rama deklaronte se po bënte fushatë për të marrë këshillin, pasi Bashën nuk e llogariste më pas qurravitej për 10 vota të hedhura në kutitë e gabuara). Të gjitha këto, përfshi dhe formimin perëndimor, dhe karizmën të bënin të mendoje se kishte ardhur për futjen e një fryme tjetër në PD, e cila deri me ateherë ishe unifikuar me personalitetin e padiskutueshëm të Berishës, që e kontrollonte në çdo qelizë të saj.

Por fatkeqësisht Basha në krye të saj tregoi se nuk ishte ende i pergatitur për të qenë lideri i asaj partie, për një sërë arsyesh. Disa lidhen me personalitetin e tij, disa të tjera me zgjedhjen e gabuar të bashkëpunëtoreve, por një pjesë jo e vogël dhe për shkak të atyre që kundërshtonin me arrogance dhe shpërfillje, dhe nuk pranonin vendimet kolegjiale të partisë, përgjate kohës që Basha nuk ishte pjese e parlamentit. Dhe gabimi i Bashës qëndron në faktin se me këta duhej të ishte përballur më herët, dhe jo të priste zgjedhjet e vitit 2017 për ti hequr nga listat.

Gabimi i Bashës qëndron dhe në faktin se s’kish pse përdorte mënyra aq despotike dhe të njëjta me ta gjithë ata që ai i konsideronte “ kastë e vjeter”, pasi kishte mes tyre dhe personalitete që do i nevoiteshin jo pak opozitës në ditët e sotme. Shkurt Basha në veprimet e tij u tregua i ngurtë, nuk mendoi për pasojat, por mendoi të kishte një parti të rehatshme, duke thirrur dhe ulur në karriget e grupit parlamentar njerëz pa kontribute, pa histori aq sa sot mund të thuhet se PD ka grupin parlamentar më të dobët të 27 viteve histori të saj. Ai fare mirë mund ti zëvendesonte ata që hoqi me vlera të tjera brenda partisë që kanë jo pak kontribute ndër vite, dhe kjo ishte jo gabim por faj që do vazhdojë ti rëndojë.

Por kjo për sa i përket Bashës! Për gabimet e tij është folur e stërfolur, është analizuar mbarë e prapë, por me sa duket inati i atyre që humbën privilegjet qenka tepër i madh. Në fakt një pezm i tillë do ishte i kuptueshëm në rast se Basha do ishte kryeminister dhe do i digjte “karrierën”, të cilën atë e kanë pasur në tetë vjet dhe e dimë fort mirë se si e kanë përdorur. Harrojnë se Basha është kryetar i opozitës dhe është krejt e kuptueshme të kërkojë të punojë me stafin e tij.

Natyrisht për kualitetet përzgjedhese ëe bëri ka vend për kritika sa të duash, por dhe mënyra e imponimit që po kërkohet ti bëhet nga “ kundërshtarët” e mbetur jashtë privilegjeve të deputetit tashmë, është e habitshme. Me mjegullen që kanë ngritur, kanë zhvendosur vëmendjen nga qeveria, duke çuar haptazi uje në mullirin e Ramës. Akoma s’janë mësuar me idenë që në rast se ka një frymë kritike ndaj Bashës në antarësi apo elektorat, kjo vjen për faktin se PD vazhdon të qendrojë ne opozitë por jo se kanë ndonjë rezerve se i nxorri jashtë loje gezuesit e privilegjeve.

Po Basha ka gabime, por do doja që mllefin që kishte derdhur Zonja Topalli ndaj Bashës ta shihja dhe për raportin e Departamentit të Shtetit ku shihej qartë se po fundoset vendi. Do doja që me të njëjtin pathos Patozi të kish folur dhe psr çështjen e medias që prekej atje. Do doja që të dëgjoja Boden apo Rulin, për taksën që po u vendoset bizneseve, do doja ti dëgjoja të gjithë të flisnin për greminën ku po na çon kjo qeveri.

Kanë qenë në krye e shtetit për tetë vjet dhe më mirë se mund të flasin ata s ‘mund ta bëjë askush. Por jo, shigjetat janë drejtuar nga Basha, nën moton “ pas meje qameti u bëftë”! Po i bëjnë 23 orë në 24 vetëm opozitë opozitës, me të qene e të paqena siç ishte fjala vjen akuza për censurë në mbledhjen e Këshillit Kombetar ndërkohe që kishin folur deri sa ishin bërë të mërzitshëm.

Po Basha ka gabime, por gjithsesi gabimet e opozitës janë të pakrahasueshme me fajet e pushtetit. Këtu duhet të përqendrohet më së shumti dhe energjia, e të kënaqurve dhe të pakënaqurve me mënyrën si po bëhet opozitë. Tek e fundit gjithsecili prej nesh bën opozitën e tij. Vëmendja e shqiptarëve duhet të adresoht tek problemet që po kalojmë, tek varfëria, tek vjedhja, tek presioni pushtetit, te taksat që po na mbysin, tek keqqeverisja dhe korrupsioni, tek kapja që po i bëhet shtetit nga oligarkët dhe pehlivanet e rëformes në drejtësi, tek burgosjet politike të kuksianëve, tek shkeljet e të drejtave e njeriut, dhe për e gjitha këto ka një përgjegjës. Ai quhet Edi Rama! Por me sa duket të pakenaqurit kanë harruar borxhin që i kanë shqiptarëve që i mbajtën tetë vite në pushtet, dhe kusurin në karriget e deputetëve. Për ta problemi më i madh qenka kryetari i opozitës që ua ndëpreu në mes ëndrrën për të qenë të përjetshem në politike. Epo “sukese në jetë” në rast se e mendojnë kështu!

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful