Templates by BIGtheme NET

Erdogan kërkon paqe, reagime nga Greqia: Deklaratat duhet të shoqërohen me veprime

Deklaratat e presidenit turk, Erdogan, në lidhje me vendosjen e paqes mes Turqisë dhe Greqisë, janë pritur mirë nga udhëheqja politike greke.

“Greqia dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të besimit dhe dialogut me Turqinë dhe është përkrahësja më e nxehtë për anëtarësimin e saj në BE, por kohët e fundit, Ankaraja duket se po largohet nga synimi i saj europian. Deklaratat e tij janë të mirëpritura, por duhet të shoqërohen edhe nga hapa të mëtejshme, duhet të pasqyrohen edhe në veprime”, ka deklaruar kryeministri Tsipras.

“Pozicionimi i Athinës dhe i BE-së në të njëjtën kohë është i qartë në lidhje me kthimin e menjëhershëm të dy ushtarakëve grekë, pa asnjë konpensim dhe kushte të tjera të papranueshme”, ka thënë ai.

Edhe presidenti grek, i ka komentuar deklaratat e Erdoganit duke u shprehur se grekët mirëpresin deklaratat e Erdogan por deklarata të tilla janë të rëndësishme dhe të vlefshme kur shoqërohen nga vepra.

Më herët Erdogan i kishte kërkuar Greqisë se për negociatat e lirimit të dy ushtarëve grek, së pari pala greke duhet të dorëzojë tetë gylenistët që janë strehuar në shtetin helen.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto