Templates by BIGtheme NET

Kapen 112 kilogramë drogë kufi me Turqinë, arrestohen 4 shqiptarë

Departamentit i antidrogës në Komotini të Greqisë verilindore sekuestrua një sasi prej 112 kg kanabis, shumë pranë kufirit me Turqinë.

Sipas autoriteteve policore, lënda narkotike ishte ngarkuar në një automjet me targa shqiptare, ndërsa trafikantët e saj, katër shtetas shqiptarë 65, 44, 41 dhe 37 vjeç u arrestuan.

Policia deklaroi se katër shtetasit shqiptarë të arrestuar tashmë, tentuan t’ja shesin lëndën narkotike një polici të maskuar si trafikant.

Pasi trafikantet dorëzuan lëndën narkotike dhe po numëronin paratë e rëna dakord, ndërhynë edhe policët e anti drogës, duke kryer arrestimin.

Agjentët besojnë se dorëzimi i lëndës narkotike bëhej për llogari të tre shtetasve të tjerë shqiptarë, të arrestuar pak ditë më parë prej policisë, nën akuzën e trafikut të drogës.

Katër të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Komotinisë, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful