Templates by BIGtheme NET

Skënderbeu përballet me UEFA-n në Zvicër, FSHF shtyn ndeshjen ndaj Kukësit

Pas ndeshjen me Partizanin, skuadra e Skënderbeut do të përballet javën e ardhshme me kampionët në fuqi të Kukësit, në qytetin e Korçës. Edhe pse ky takim ishte planifikuar të zhvillohej ditën e premte, pritet të ketë një ndryshim të programit, për shkak të përballjes me Komisionin e Apelit në UEFA.

Ditën e enjte zyrtarët e klubit të Skënderbeut do të jenë në zyrat qendrore të UEFA-s në Zvicër përballë komisionit të Apelit, për të marrë një vendim rreth dënimit 10-vjeçar. Si dëshmitarë për seancën do të duhen edhe disa nga lojtarët e Skënderbeut, që mund të kryejnë lidhje direkte nga qyteti i Korçës.

Për shkak të një presioni të tillë, ekziston mundësia që Federata Shqiptare e Futbollit, në dakordësi edhe me Kukësin, ta spostojë këtë supersfidë për ditën e hënë.

Edhe pse korçarët e kanë çuar çështjen në apel gjithësesi nuk pritet ndonjë ndryshim nga vendimi i parë pasi beteja e vërtet ligjore për Skënderbeun nis në CAS.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto