Templates by BIGtheme NET

Drejtori i CIA-s i besuari i Trump, Mike Pompeu tanimë Sekretar i Parë i Shtetit Amerikan

Drejtori i CIA-s Mike Pompeo emërohet në postin e sekretarit amerikan të Shtetit. Ai ishte propozuar nga presidenti Donald Trummp dhe pas një sërë pengesash historike sic i quan “The Guardian”, Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara e miratoi më në fund kandidaturën e tij.

Pompeo u votua me 11 vota pro të republikanëve dhe 1 të demokratëve. Ndërsa kundër votuan 9 demokratë të tjerë.

Gjatë 15 muajve të tij si drejtor i CIA-s, Pompeo është bërë një nga këshilltarët më të besueshëm të Trumpit.

Emërimi i Pompeo-s ishte në dyshim, për shkak të kundërshtimeve nga senatori republikan, Rand Paul. Ky i fundit e ka kritikuar Pompeon për mbështetjen e luftës së SHBA-së në Irak, mirëpo në momentet e fundit ai ka ndryshuar qëndrim.

Paul është shprehur se Pompeo i ka thënë atij se edhe ai dëshiron të përfundojë përfshirjen e SHBA-së në Afganistan.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Trump e ka shkarkuar sekretarin e tij të parë të Shtetit, Tillerson.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful