Templates by BIGtheme NET

Gazetari i RTSH-së: Braçe goditi me çakmak arbitrin pse humbi Partizani

Tashmë e dimë se deputeti socialist Erion Braçe, është tifoz i flaktë i Partizanit, por jo që të ishte aq rëndë sa të godiste arbitrin me çakmak. Po, po, me çakmak.

Të paktën kështu ka deklaruar gazetari i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Ervin Baku, i cili ka qenë në ndeshjen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku u luajt ndeshja Partizani-Skënderbeu.

Ndeshje e cila përfundoi me fitoren e palës së dytë. Sipas gazetarit, në një moment tensioni, Braçe ka goditur me çakmak arbitrin e ndeshjes Andi Koçi.

“Si në çdo ndeshje, në tribunë ishte edhe deputeti Erjon Braçe. E respektoj si ligjvënës aktiv, të mirë, të vendit tim. E respektoj edhe pasionin e tij për futbollin. Por sot deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi. Si ka mundësi??? Si???”, shkruan gazetari.

Më tej, ai thotë se një deputet duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar dhe jo të ndezë gjakrat, ndaj e kritikon rëndë Braçen duke e konsideruar si “Turp” veprimin e tij.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful