Templates by BIGtheme NET

Hahn: Çështja e emrit të Maqedonisë mund të zgjidhet brenda 15 ditësh

Komisionari për zgjerim Johanes Han ka deklaruar së fundmi se çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme.

 

Këto komente Han i bërë në fjalimin e tij para Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Europian.

 

“Unë jam optimist se në dy javët e ardhshme do të kemi zgjidhje. Të paktën zgjidhja e cila do të hapte rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedonine. Mendoj se të gjithë pajtohen se kjo do të jetë në të mirë të vendit, për shoqërinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”,  deklaroi Johanes Han, shkruan INA. 

Për dallim nga Han, kryeministri Zaev nuk beson se kontesti i emrit mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme.

“Komesari Johanes Han është mik i madh i Maqedonisë. Dashtë Zoti të ketë ndonjë informatë që për dy javë do të përfundojë. Unë do të doja diçka të tillë, sinqerisht. Por besoj se jo. Sepse nesër kemi takimin e radhës të dy ministrave për punë të jashtme, e di përafërsisht si do të bisedohet dhe deri ku presim të përfundojmë. Përgjithësisht pres të bëjmë përpjekje maksimale deri në vendimin e Këshillit të Evropës, sepse jemi të sigurt se nëse do të kemi zgjidhje deri atëherë, me të vërtetë do të marrim garancitë më të fuqishme se do të marrim datë për negociata. E dini se automatikisht do të marrim ftesë për NATO”,  deklaroi Zaev.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful