Templates by BIGtheme NET

Messi është lojtari më i paguar në botë, zbret Ronaldon nga froni

Lionel Messi është lojtari më i paguar në botë për sezonin e vitit 2017-2018.

Lojati i Barcelonës ka zbritur nga kjo renditje portugezin Christiano Ronaldo, i cili ishte ai lojtari më i paguar në botë deri një vit më parë.

Kjo renditje është bërë nga revista franceze, “France Football”, e cila në një shkrim përcakton listën e futbollistëve që kanë përfituar më shumë të ardhura financiare.

Këtë studim kjo revistë e ka bazuar te paga bruto e futbollistëve, shpërblimet dhe të ardhurat nga kontratat me kompanitë publicitare, të përfituara gjatë këtij sezoni.

Sipas llogaritjeve, Messi rezulton se e ka tejkaluar shifrën e 100 milionë eurove, ai përfiton plot 126 milionë euro. Ndërsa Christiano Ronaldo është paguar 94 milionë euro për këtë sezon.

I treti në renditje vjen lojtari brazilian Neymar, që ka përfituar 81.5 milionë euro këtë sezon.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful