Templates by BIGtheme NET

Përdhosja e flamurit kroat nga lideri radikal, Serbia dhe Kroacia në tensione

Serbia dhe Kroacia kanë tensionuar marrëdhëniet midis tyre pas incidentit të ndodhur ditën e martë gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd. Shkak për tensionimin e marrëdhënieve është bërë përdhosja e flamurit kroat nga lideri i radiklaëve serb.

Serbia kësaj radhe, sipas tabloidit Alo, është duke shqyrtuar ndalimin e hyrjes në vend për kryeministrin Andrej Plenkoviq, ministrin e Mbrojtjes, Tomo Medved dhe deputetin kroat, Miro Bul, raporton Gazeta Express.

Gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd, kryeradikali serb, Voisllav Sheshel, përdhosi flamurin e shtetit fqinj dhe shau zyrtarët nga Kroacia.

Kjo bëri që delegacioni kroat të ndërpresë urgjentisht vizitën dhe të kthehej në Zagreb, duke e quajtur veprimin e palës serbe si provokues.

Ndërkohë që Zagrebi zyrtar i ka ndaluar hyrjen në Kroaci ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, Beogradi zyrtar është duke përgatitur emrat e zyrtarëve kroatë, të cilëve do t’iu ndalohet hyrja në Serbi si masë reciproke

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto