Templates by BIGtheme NET

6 pjesëtarë të Skënderbeut dëshmojnë, vendimi i UEFA-s pas një jave

Nisur nga ora 12:00 e mesditës së sotme dhe deri rreth orës 17:00 përfaqësues së ekipit të Skënderbeut, kanë dhënë dëshmitë e tyre para Komisionit të Apelit në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Përveç presidentit Ardjan Takaj, në komision ka dëshmuar edhe Sabien Lilaj, i cili ishte i kërkuar nga vetë anëtarët e Komisionit të Apelit.

Ndërsa me video-konference nga Korça, ka folur edhe futbollisti afrikan Bakari Nimaga, ish-kapiteni Bledi Shkëmbi, ish-mesfushori kosovar Bernard Berisha, Liridon Latifi, të tre protagonistë të Skënderbeut në grupet e Europa League.

Komisioni i Apelit pritet të japë vendimin pas një jave nga kjo seancë dëgjimore, por dënimi prej 10 vitesh mungesë pjesëmarrje nga kupat e Evropës dhe gjoba prej 1 milion euro nuk besohet se do të hiqen apo reduktohen.

Mundësinë për heqje dënimi klubit korçar ia jep Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) të Lozanës, ku drejtuesit e Skënderbeut do të kërkojnë pafajësinë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful