Templates by BIGtheme NET

Deputetët gjermanë s’janë oligarkë- Zbardhen detajet si e braktisën Ramën në darkën e shtruar

Zbardhet vendimi politik i deputetëve gjermanë që braktisën kryeministrin Edi Rama në darkën e shtruar nga ai në një nga restorantet më të shtrenjtë të Berlinit, ‘China Club Berlin’. Ky është një nga restorantet më të shtrenjtë të kryeqytetit gjerman. Anëtarësimi vjetor në këtë restorant edhe në rast se nuk e viziton asnjëherë varion nga 1250 euro deri në 2000 euro, kurse për çdo hyrje anëtarët duhet të paguajnë nga 5000 euro deri në 15000 mijë euro për person.

Arsyet? Së pari baltosja mediatike në Tiranë ndaj kolegut të tyre, Gunther Krichbaum, por edhe luksi i tepruar që po u impononte një kryeministër ballkanik.

Me vendim të Volker Kauder, asnjë deputet i partisë së Angela Merkelit, të cilës Rama iu servilos duke thënë se të takosh atë është si të takosh Papën,  nuk do të ishte në darkë me Edi Ramën të martën më 24 prill. 

Kryesia e Grupit Parlamentar CDU/ CSU u mblodh si rregullisht të hënën pasdite në Bundestag. 

Një nga çështjet që diskutoi ishte edhe sulmi i mediatik plot fyerje e shpifje personale e familjare ndaj deputetit Krichbaum, i cili eshtë edhe kryetar i Komisionit për Europën. 

Vendimi i kryetarit të Grupit, Volker Kauder, person shumë i afërt me Merkelin ishte i prerë: asnjë nga deputetët e grupit CDU/CSU nuk do të jetë në darkën e shtruar nga ambasada shqiptare në “China Club” me rastin e vizitës së kryeministrit.

Përzgjedhja e restorantit, ndër tre më të shtrenjtët në qytet, ishte komentuar me kritikë.

Në mbledhjen e kryesisë se grupit u vendosën edhe qendrimet që do të mbaheshin të mërkurën në dëgjesën me kryeministrin Rama. Për këto zhvillime raportoi edhe Albrecht Meier në gazetën “Der Tagesspiegel”.

Në shkrimin e ‘Taggesspiegel’ mes të tjerave thuhet se për shkak të sulmit të mediave pranë Ramës ndaj Gunther Krichbaum, një delegacion i unionit CDU/CSU anuloi vizitën e paralajmëruar në Tiranë në fillim të majit.

Situata vijoi e nderë edhe në vijim pas përfundimit të takimeve, pasi deputetët e CDU/CSU-së anuluan darkën e organizuar prej kryeministrit Rama në Berlin.

Kjo ishte goditja e katërt nga gjermanët për kryeministrin shqiptar, pas mesazheve të qarta për dorëzimin në duart e drejtësisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që po hetohet për trafik ndërkombëtar droge, deklaratës së Krichbaumit se është ende herët që Shqipëria të hapë negociatat, mesazhit të qartë të Merkelit se do mendoheshin javët në vijim për votën “Po” ose “Jo” ndaj Shqipërisë. /Valmora Gogo-Hashtag.al

Ambjentet luksoze të ‘China Club”

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful