Templates by BIGtheme NET

Dëshmia në UEFA, Skënderbeu mohon kategorisht akuzat, presim rezultate pozitive në CAS

Klubi i Skënderbeut ka psotuar deklaratë për shtyp në lidhje me seancën dëgjimore të zhvilluar në komisionin e apelit në UEFA për dënimin me përashtim për 10 vite dhe 1 milion euro gjobë.

Në njoftimin për shtyp klubi shkruan se janë mohuar kategorisht akuzat dhe se në këtë fazë të hetimit shprehin një mosbesim, më tej thuhet se rezultatet pozitive priten nga CAS.

Postimi i KF Skënderbeut

– Deklaratë për shtyp!

Sot, më datë 26.04.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në komisionin e apelit pranë UEFA-s, lidhur me dënimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ me përjashtim për një periudhë 10 vjeçare nga kompeticionet europiane dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro nga komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s.

Përfaqësuesit tanë ligjorë, kanë argumentuar sërish para trupave gjykuese të UEFA-s mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Në seancën e zhvilluar sot në Lozanë, para panelit kanë dëshmuar pjesatarë të stafit drejtues, lojtarë aktualë dhe ish lojtarë të Skënderbeut, të cilët kanë mohuar kategorikisht akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë egzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organeve gjykuese, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ rikonfirmon edhe njëherë mosbesimin për drejtësi në këtë fazë fillestare të proçesit dhe shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultatet e pritura në CAS, (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv).

Me respekt,

Zyra për shtyp
KF Skënderbeu

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful