Templates by BIGtheme NET

Krichbaum: Ia thashë Ramës, është herët që Shqipëria të hapë negociatat

Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag, Gunther Krichbaum, ia ka thënë dje në sy Edi Ramës se ‘hapja e bisedimeve me BE është e parakoshme’.

Me një status në ‘Facebook’, Krichbaum jo vetëm ka dhënë mesazhin e tij, por ka hedhur edhe një foto të Edi Ramës, i cili shfaqet i tensionuar.  Krischbaum ka deklaruar se hapja e negociatave për në BE për Shqipërinë është herët.

“Dje, me  Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut Gjerman. Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë e konsideroj hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë shumë të parakohshme.  Progresi i reformës deri tani nuk mjafton.”, shprehet ai teksa poston edhe foton.

Sjellim në vëmendje që është zbardhur vendimi politik i deputetëve gjermanë që braktisën kryeministrin Edi Rama në darkën e shtruar nga ai në një nga restorantet më të shtrenjtë të Berlinit, “China Club”.

Arsyet? Së pari baltosja mediatike në Tiranë ndaj kolegut të tyre, Gunther Krichbaum, por edhe luksi i tepruar që po u impononte një kryeministër ballkanik.

Me vendim të Volker Kauder, asnjë deputet i partisë së Angela Merkelit, të cilës Rama iu servilos duke thënë se të takosh atë është si të takosh Papën,  nuk do të ishte në darkë me Edi Ramën të martën më 24 prill.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful