Templates by BIGtheme NET

Rama bërtiste ‘gënjeshtër, gënjeshtër’ – Si u ndërpre mbledhja me deputetët gjermanë

Deputetët gjermanë e kanë braktisur seancën dëgjimore me kryeministrin Rama, pasi ky i fundit ka ngritur tonet e zërit duke bërtitur në sallë ‘gënjeshtër, gënjeshtër’.

Shpërthimi i kryeministrit ka ardhur pasi deputetët e pranishëm në seancë i kanë kërkuar thënë kryeministrit shqiptar se sulmi ndaj deputetit gjerman, Gunther Krichbaum kishte ardhur nga media pranë Ramës.

Në hyrje të fjalës së tij, Rama, kishte kërkuar ndjesë për sulmet mediatike ndaj Krichbaum, duke thënë se edhe ai vetë ishte viktimë e këtyre sulmeve në Shqipëri, por nuk mund t’i ndalonte.

Katia Leikert, zëvendëskryetare e grupit parlamentar të CDU-së së Merkelit, në fjalën e saj tha se ndjesa e Ramës ishtë gjëja e duhur por të dhënat që vinin nga Tirana vinin në dyshim sinqeritetin e ndjesës së Ramës. Sulmet mediatike ndaj Krichbaum u dënuan edhe nga deputetët e Partisë së Gjelbër dhe të Majtë.

Deputeti i CSU-së, Florian Hahn, e kundërshtoi Ramen, duke i thënë se sulmet ndaj kolegut Krichbaum ishin bërë nga media pranë tij dhe se për këtë arsye ndjesa e Ramës nuk i dukej e sinqertë.

Gjatë seancës dëgjimore, janë diskutuar çështje si ‘Dosja Tahiri’, krimi i organizuar, korrupsioni dhe reforma në drejtësi. Gjatë fjalës së tij, kreu i komisionit, Krichbaum ka thënë se në rastin e sulmit mediatik nuk bëhej fjalë për personinh e tij por përnjë akt politik me pasoja politike.

Gjatë fjalës së tij, Krichbaum tha: “Përshembull, nga të dhënat tona, portali Lexo.al është nën ndikimin e Endri Fugës, shef i Zyrës së Shtypit të kryeministrit”. Në këtë çast Rama ka ngritur tonet e zërit duke thënë: ‘Gënjeshtër, gënjeshtër’.

Më tej, Rama e përsëriti disa herë këtë fjalë duke e ndërprerë deputetin gjerman. Por Krichbaum ka vijuar duke i përmendur Ramës se portali Pamflet.al, ishte nën ndikimin e ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe Tiranapost.al nën ndikimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Të pranishmit në mbledhje e përshkruajnë këtë si momentin më kritik, sepse Edi Rama është ngritur në këmbë dhe me zë të lartë ka përsëritur “Gënjeshtër, gënjeshtër”.

Pas përfundimit të takimit, deputetët e CDU/CSU-së pas një vendimi politik të marrë më herët kanë vendosur të mos shkojnë në darkën e shtruar ngha kryeministri Rama ku ishin të ftuar. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto