Templates by BIGtheme NET

Situatë e nderë në Bundestag, si përpiqet Rama ta kalojë në sy të shqiptarëve (VIDEO)

Vizita e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Bundestagun gjerman rezultoi një dështim, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel nuk i premtoi Shqipërisë votën pro për hapjen e negociatave. Në Berlin, Rama takoi edhe Gunther Krichbaum, i cili është kreu i Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së në Bundestag.

Pavarësisht se Krichbaum ia bëri të qartë kryeministrit skepticizmin e tij lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë, kur e konsideroi si një veprim të parakohshëm, Rama ka publikuar një video nga takimi me të, si për të treguar se ka nisur të rregullojë marrëdhëniet dhe se vizita e tij në Berlin po sjell ndyshimin e ‘klimës’.

Mirëpo në video nuk dëgjohet asgjë nga biseda e Ramës me Krichbaum dhe për më tepër nuk jepen as pyetjet që i janë drejtuar atij, të cilët e kanë zënë ngushtë për situatën në vend me krimin e organizuar, drogën apo ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Por në faktin që Krichbaum e priti nuk ka ndonjë gjë e pazakontë, pasi zyrtari gjerman nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë gjë dhe dihej fakti që ai do e priste. Por gjithsesi Rama siç duket, nuk ngurroi të bënte edhe një përpjekje të fundit për të larë situatën para shqiptarëve, duke i ‘gënjyer’ me gjëra të tilla.

Kujtojmë se Seanca e djeshme dëgjimore me Komisionin për Çështjet europiane në Bundestagun gjerman i ka dalë nga kontrolli Kryeministrit Rama.

Kryetar i këtij Komisioni ishte pikërisht Gunter Krichbaum, i sulmuar nga mediat afër Ramës për qëndrimin e tij se Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave.

 

Dje Rama e ka nisur paraqitjen e tij me një ndjesë për fyerjet e disa mediave në drejtim të kryetarit të Komisionit, Gunther Krichbaum.

Rama i dënoi sulmet e shpifjet ndaj Krichbaum ‘si të poshtra e të ndyra’, por tha se, “si kryeministër i një vendi të lirë, ai nuk kishte mundësi të ndalonte shkrime të tilla prej kazani.”

Por kryeministri Rama nuk ka mundur t’ia hedhë vetëm me një ndjesë, pasi deputeti i CSU-së Florian Hahn e kundërshtoi Ramën, duke i thënë se mediat që sulmuan kolegun Kricbaum ishin media pranë tij dhe se ‘për këtë arsye ndjesa e Ramës nuk i dukej e sinqertë’.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto