Templates by BIGtheme NET

Të paqartë dhe s’kanë kohë për dokumentet e Vetingut, 300 punonjës policie japin dorëheqjen

Në lidhje me procesin e Vettingut në polici deri më tani kanë dhënë dorëheqjen 300 punonjës policie. “Panorama” shkruan se dita-ditës efektivë në të gjithë drejtoritë vendore kanë hequr dorë nga detyra. Mësohet se 4 prej të larguarve janë drejtues të lartë, ndërsa 100 janë punonjës të Gardës.

Në lidhje me arsyet e dorëheqjes më shumë se frika nga vetingu, duket se ka qenë paqartësia në plotësimin e formularëve apo edhe koha që, sipas tyre, ka qenë e pamjaftueshme. Në fakt, shifrat mund edhe të trefishohen deri më datë 5 maj, kur është parashikuar afati i fundit për dorëzimin e formularëve.

Sindikata e Policisë parashikon që deri më këtë datë mund të largohen nga Policia e Shtetit të paktën 2 mijë punonjës Policie, pa llogaritur ata të Gardës së Republikës, apo të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto