Templates by BIGtheme NET

Darka e gabuar e një kryeministri ballkanik

Darka e përbuzur nga një grup i rëndësishëm i deputetëve gjermanë është vetëm gjesti simbolik i gjithë asaj se çfarë ka ndodhur këto ditë në Shqipëri. E gjitha nisi nga disa mesazhe të forta të gjermanëve dhënë qeverisë, për të cilat mund të lexoni KËTU, se nëse ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbrohej nga hetimi e gjykimi, Shqipëria do të duhej ta harronte BE-në.

Si për habi, pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave, nisën të luanin “harqet” e propagandës në Tiranë kundër një njeriu të vetëm, me qëllim gjetjen e një “armiku”: Gunther Krichbaum-kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në parlamentin gjerman.

Piruetat mediatike lëvizën mes gafash, sepse jo vetëm po hidhnin baltë mbi një deputet të rëndësishëm duke e lidhur me PD-në, Rusinë e deri me një skandal të trafikimit të fëmijëve por mbi të gjitha sepse shkrimet nuk kishin në brendësinë e tyre asnjë fakt. (LEXO KËTU)

Krichbaum karakterizohet nga një qëndrim koherent lidhur me atë që mendon për hyrjen e Shqipërisë në BE, duke thënë që është e parakohshme hapja e negociatave. (LEXO KËTU)

Disa medie në Shqipëri, përfshirë edhe Hashtag.al raportuan për baltosjen e Krichbaum-it, duke qenë të kujdesshëm për t’u distancuar nga çdo përçapje për të gjetur “armikun”. Bundestagu gjerman u informua hollësisht se çfarë po ndodhte në Shqipëri, pa bërë asnjë reagim paraprak, përveç atij të deputetit të shënjestruar që nuk fliste për baltosjen, por përsëriste në koherencë qëndrimin e tij: është shpejt për Shqipërinë.

“Festa” e vërtetë, që përfundoi me një darkë të gabuar, me në mes mesazhin e kancelares Merkel se do mendohen në javët në vijim nëse do na fusin apo jo në BE, nisi në Berlin, aty ku kryeministri ballkanik Rama mendoi se do gjente terren të mjaftueshëm për të zhbërë atë që tashmë ishte gatuar në Tiranë.

E nisi me servilizmat patetike teksa e krahasoi Merkelin me Papën dhe veten me një pelegrin, duke marrë brenda orësh një “shuplakë” të kancelares, e cila nuk i tha “Po” për hapjen e negociatave, e duke vazhduar më tej me shpërthime të vrullshme teksa deputetët gjermanë e kishin ulur në tavolinë për t’i nxjerrë përpara faktet. “Gënjeshtër-gënjeshtër” qenë thirrjet e kryeministrit ballkans gjatë përballjes me gjermanët se pse mediet pranë tij kishin baltosur kolegun e tyre. As ndjesa që kishte kërkuar në fillim të fjalës nuk piu ujë.

Nga servilizmi për Merkelin e deri te ndjesa do kenë qenë të zakonshme për një kryeministër që ka dhënë prova se bën gjithçka për të qenë “lideri i Ballkanit” por refuzimi nga gjermanët i një darke të menduar me kujdes me të besuarit e tij, Endri Fuga dhe Taulant Balla, duhet të ketë qenë një shok.

Zgjedhja e “China Club Berlin”, një restorant luksoz që për të hyrë do të duhet të paguash 5 deri në 15 mijë euro e për t’u anëtarësuar do të duhet të paguash edhe 1250-2000 euro të tjera, përveç kostove marramendëse të ushqimit, i vuri kapakun sjelljes prej showman-i që kapardiset me paratë e shqiptarëve rrugëve të Berlinit. (LEXO KËTU)

Por, të duhet të shkosh deri në Gjermani për të kuptuar që servilizmi dhe sharmi i një Schöner Kerl-i (Djali bukurosh) janë demode dhe se shteti gjerman nuk është Merkeli. Të duhet të shkosh atje për të mësuar se deputetët gjermanë nuk janë oligarkë që ulen për të ngrënë e për të pirë sikur asgjë mos të kishte ndodhur.

Se çfarë ka dashur t’u tregojë gjermanëve Edi Rama me shtrimin e një darke, që rezultoi se qe lëvizja e gabuar, e di vetëm ai. Shqiptarëve do t’u duhet të dinë vetëm se çfarë u ka premtuar gjermanëve për plotësimin e kushteve dhe mbi të gjitha: çfarë do të bëjë me Saimir Tahirin. Shqiptarët duan BE-në. /Valmora Gogo-Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful