Templates by BIGtheme NET

Krim në familje në Shkodër, burri vret gruan duke e goditur disa herë me çekiç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në qytetin e Shkodrës, ku një burrë ka goditur për vdekje bashkëshorten e tij.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatë, në lagjen “Qemal Stafa”, në katin e katërt të një pallati, ku banonte çifti në fjalë.

Policia bën me dije se Bashkim Teli ka goditur bashkëshorten e tij suzana Shumani me një çekiç, duke i shkaktuar asaj plagë të rëndë si pasojë e të cilave ka humbur jetën.

“Nga Specialistët  për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit: Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. 

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qëlluar viktimën. 

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”,   parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë. Teli kishte tentuar të largohet pas krimit të kryer, por policia e njoftuar nga fqinjët kishte mbërritur shpejt në vendngjarje duke arritur ta kapë 67-vjeçarin.

Lidhur me ngjarjen janë njoftuar edhe të afërmit dhe dy vajzat e çiftit që jetonin në Tiranë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful