Templates by BIGtheme NET

Vrasja në Kamëz, ndalohen dy persona, policia: Njëri ka pranuar se ka qenë autori

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kamëz, policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit për të ndaluar autorët e dyshuar.

Mësohet se të dyshuarit janë dy të rinj me origjinë nga Burreli ndërsa momentalisht është arrestuar dy prej tyre. Në njoftimin e policisë shkruhet, se njëri prej tyre ishte 25-vjeç dhe njëri 28- vjeç.

Gjithashtu në njoftimin e policisë, shkruhet edhe se njëri prej tyre ka treguar vendin, se ku kanë hedhur armën e krimit.

“Pistoletën e kishim për t’i trembur, nuk doja ta vrisja”,- mësohet të ketë thënë ai para policisë.

Ende nuk ka prova të sakta mbi autorët e krimit që ndodhi në sy të një fëmije 6-vjeçar, në dyqanin e familjes Buci në Kamëz. Deri më tani, numri i të shoqëruarve për ngjarjen ka vajtur mbi 35 persona.

Bashkëshortja e të ndjerit Agim Buci, Merita ka rrëfyer për hetuesit, nga dhoma ku ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës, të gjithë momentin e përleshjes së tyre me grabitësit në dyqan.

Gazeta “Panorama” shkruan se 44-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është e shtruar në Pavijonin e Ortopedisë, në pritje të një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në këmbë. Ndërsa ende nuk e di se i shoqi ka ndërruar jetë mbrëmjen kur ndodhi grabitja në dyqanin e tyre.

Ajo ka rrëfyer se, në momentin kur dy grabitësit, të veshur me xhupa jeshilë, me doreza dhe me kapuça, janë futur ne dyqan, tek arka ndodhej djali i tyre i vetëm 6-vjeçar.

Merita Buci, shton se vetë ajo bashkë me të shoqin Agim ndodheshin në një dhomë të vogël të dyqanit, nga ku bëhet edhe lidhja me shtëpinë që kanë ngjitur.

Kur kanë dëgjuar djalin të bërtasë, pasi ka parë grabitësit e armatosur, njërin me pistoletë e tjetrin me thikë, çifti ka nxituar të shkojë tek ai për të parë se çfarë po ndodhte.

Merita tregon se kur janë futur në dyqan bashkë me burrin, kanë parë se njëri prej grabitësve ishte i armatosur me pistoletë dhe i ishte drejtuar arkës ku ndodhej djali i tyre. Njëri prej grabitësve i kishte drejtuar armën të voglit dhe Agimi i kishte dalë para të birit.

Tjetri kishte në dorë një thikë. Këtu ka nisur përleshja mes zotit Agim Buci dhe grabitësve. 52-vjeçari, është afruar njërit prej tyre duke tentuar t’i marrë pistoletën dhe e ka shtyrë me trup. Por ai e ka qëlluar menjëherë me një plumb në gjoks. Më tej arma është shkrepur edhe një herë dhe plumbi ka goditur në këmbë Meritën ndërsa të plagosurit kanë dalë nga dyqani.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto