Templates by BIGtheme NET

Shkarkohet nga detyra drejtori i Hipotekës së Beratit, pas takimeve të Gjonaj me banorët

Drejtori i Hipotekës së Beratit, Robert Poçi është shkarkuar nga detyra.  Shkarkimi i tij ka ardhur, pas ankesave të banorëve në takimin me ministren Etilda Gjonaj.

Gjonaj ka zhvilluar takime në fshatrat Otlak dhe Velbaisht. Mësohet se shkarkimi ka ardhur nga ministrja e Drejtësisë pas ankesave të qytetarëve. Ndërsa vetëm 5 ditë më parë kryeministri Edi Rama ka shkarkuar dy drejtorë rajonalë të Punësimit. Ata ishin  Oltion Kukunja  kreu i  Zyrës së punësimit në Elbasan, dhe kreu i Zyrës së Punësimit të Delvinë,  Skender Qilimi.

Nga ana e kryeministrit këto shkarkime janë bërë pasi këta drejtorë nuk kishin përmbushur objektivin e punësimit. Sipas kryeministrit Oltion Kokunja, kreu i zyrës së punësimit në Elbasan ka punësuar pak më shumë se 50% e objektivit, pra 65 persona nga 110 për muajin prill.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto