Templates by BIGtheme NET

Eugent Bushpepa pas performancës në Eurovizion: Zemra mal me valëvitjen e flamurit kuqezi

Pas performancës së tij në natën e parë gjysëmfinale të Eurosong, me siguri dëshironi të dini se ccfarë ndjeu Eugent Bushpepa në ato momente.

Në një prononcim për gazetën “Telegraf”, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurosong tha se kishte patur shumë emocione mbrëmjen e shkuar kur ishte në skenë dhe kërkoi mbështetjen e publikut.

“Emocione kisha shumë, por të bëhet zemra mal dhe ndjehesh si në shtëpi, ku sheh valvitjen e shumë flamujve shqiptarë në sallë, të cilët i falenderoj shumë për mbështetjen. Nëse shqiptarët ndihen krenarë për përfaqësimin që u është bërë me performancën tonë, atëherë besoj do të na votojnë”, tha Bushpepa.

Me performancën e djeshme, ku ngriti në këmbë publikun shqiptar dhe të huaj që ndodhej në sallë, Eugenti e ccoi Shqipërinë në finalen e spektaklit muzikor më të rëndësishëm të Europës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto