Templates by BIGtheme NET

‘The Sun’ i kushton artikull këngëtarit shqiptar në ‘Eurovizion’

Tabloidi britanik “The Sun”, i ka kushtuar një artikull Eugent Bushpepës, i cili përfaqëson Shëipërinë në Eurovizion 2018, që bëhet në Portugali.

Në këtë artikull, “The Sun” shkruan se Bushpepa i ka qëlluar në shenjë notat muzikore duke vlerësuar aftësitë e tij si këngëtar.

Po ashtu tabloidi britanik i bën një rezyme përfaqësuesit të Shqipërisë, duke shkruar një minibiografi për jetën e tij, mënyrën se si u zgjodh për të garuar në këtë kompeticion.

Eugent Bushpepa, i cili thirret me përzemërsi Genti, ka lindur në Rrëshen, të Shqipërisë më 2 korrik 1984. Ai filloi të këndojë në moshë të re dhe për të përmbushur ëndrrën e tij, në vitin 2006 ai iu bashkua një shfaqjeje në Top Channel si këngëtar. Që atëherë Eugenti ka qenë pjesë e skenës muzikore shqiptare. Eugenti ngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur banda si “Deep Purple” dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e “Guns N ‘Roses”, Ron Thal.”, shkruan “The Sun”.

Po ashtu flitet edhe eksperiencën e Shqipërisë në Eurovizion dhe nëse ka fituar ndonjëherë apo jo.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto