Templates by BIGtheme NET

‘Vasilika Hysi e Ulsi Manja mashtruan për vëllain e Xhafajt, çfarë thotë Konventa Evropiane’

Partia Demokratike ka paraqitur sot të tjera fakte lidhur me dënimin e vëllait të ministrit Xhafaj në Itali dhe manipulimin e ligjit nga ana e ministrit për të mbrojtur të vëllanë.

“Fatmir Xhafaj kërkoi prova që i vëllai i tij është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe Partia Demokratike shpalosi përpara çdo shqiptari vendimin e dënimit të vëllait në Itali, me 7 vjet e 2 muaj. Dje Partia Demokratike, provoi me fakte dhe prova, me dokumente zyrtare të shtetit shqiptar, sesi personalisht Fatmir Xhafaj, ka falsifikuar dokumentet zyrtare për të mundësuar që i vëllai t’i shpëtojë përfundimisht drejtësisë dhe të mos bëjë asnjë ditë burg, pavarësisht se gjykatat italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim. Fatmir Xhafaj përfitoi nga pozicioni i tij publik si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, që të kontrabandonte dhe impononte në parlament, një dispozitë ligjore: 1. për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit. 2. Po ashtu, për të mundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.”

Më tej Alibeaj dhe Bardhi kanë treguar sesi tentativat për mbrojtjen e Xhafajt nga ana e deputetëve të PS-së, Vasilika Hysi e Ulsi Manja, ishin akte kamikaze dhe të pambështetura në ligj dhe nuk mund ta fshehin të vërtetën kriminale.

“Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, mashtruan sot në mënyrë të pacipë, për t’i ardhur në ndihmë Fatmir Xhafajt, të kapur në flagrancë duke falsifikuar ligjet e Reformës në Drejtësi për të shpëtuar të vëllain e dënuar për trafik droge. Faktet dhe dokumentet zyrtare të publikuara dje e tregojnë qartë. Ndryshimi u kontrabandua nga Fatmir Xhafaj, me një qëllim të vetëm: I vëllai t’i shpëtojë drejtësisë. Ky është një krim i dënueshëm nga ligji shqiptar. Në përpjekjen të dëshpëruar për të mbuluar këtë krim, Xhafaj dhe kamikazët e tij kanë shpallur se shpëtimi nga vuajtja e dënimit për Agron Xhafaj, të dënuar si trafikant ndërkombëtar droge është standart europian.”

Më tej dy zyrtarët e PD-së thanë se pretendimet e Hysit dhe Manjas se mbështeten tek Konventa Evropiane e Ekstradimit, janë të pavërteta duke argumentuar qëndrimin e tyre.

“Ky nuk është standart Europian, ky është standarti mafioz Xhafaj, ku njëri vëlla merret me drogë dhe dënohet, vëllai tjetër përdor pushtetin politik si Ministër dhe si kryetar i komisionit të ligjeve për ta shpëtuar nga dënimi. Ja faktet që rrëzojnë këtë mashtrim kriminal dhe vetëm rëndojnë pozitën penale të Fatmir Xhafajt. Konventa Europiane për Ekstradimin, që ka qenë në fuqi dhe është zbatuar, edhe përpara se të bëhej ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, thotë krejt të kundërtën e asaj që deklaruan kamikazët e mazhorancës. Konventa Europiane e Ekstradimit thotë shprehimisht se: Ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një cështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale. Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim. Nëse personit të dënuar në mungesë, i janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, por ai vetë ka zgjedhur që t’i fshihet drejtësisë, atëherë jo vetëm nuk kërkohet garanci për rigjykim, por sipas Konventës është e detyrueshme që të lejohet ekstradimi. Kjo është Konventa. Ky është standardi europian. Agron Xhafaj ka pasur avokat mbrojtës dhe i është garantuar një proces i rregullt. Dhe e drejta e mbrojtjes së Agron Xhafajt është e garantuar ligjërisht. Kërkesat e tij janë hedhur poshtë dhe vendimi për dënimin e tij është final. Ai nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim burg në Itali dhe as është arrestuar në Shqipëri. Neni i trafikuar nga Xhafaj nuk është standard i Konventës Evropiane dhe faktet i keni të qarta. Agron Xhafaj të ekstradohet në Itali ose të vuajë dënimin në Shqipëri.”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful