Templates by BIGtheme NET

Albin Kurti për arrestimin e të rinjve: S’ka burg që e ndal aktivizmin studentor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar mbi arrestimin dhe mbajtjen e gjashtë aktivistëve të organizatës për Studim, Kritikë dhe Veprim.

Sipas Kurtit, arrestimi i aktivistëve është i pakuptimtë dhe ua pamundëson punën në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës.

Kurti po ashtu shkruan se qëllimi i pushtetit është frikësimi i të rinjve dhe largimi i tyre nga politika.

“Dje na lajmëruan se gjashtë aktivistë të Lëvizjes, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Endrit e Januz Shatri, Kreshnik Gega e Korab Muhadri, të cilët u mbajtën për gati një muaj në paraburgim ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë. Prej këtyre gjashtëve, pesë janë studentë shumë aktivë të organizatës studentore SKV (Studim – Kritikë – Veprim).

Arrestimi i pakuptimtë i tyre, e sidomos mbajtja kaq e gjatë në paraburgim, e ka pamundësuar aktivizmin e këtyre studentëve mu në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës që do të mbahen në datën 15 maj. Përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar aktivizmin studentor dhe punën e skv-së, përkojnë me qasjen e tyre të përgjithshme: ata duan t’i frikësojnë të rinjtë dhe t’i largojnë ata nga politika. Mirëpo Universiteti i Prishtinës dhe studentët e profesorët e angazhuar politikisht, gjithnjë i kanë prirë ndryshimeve progresiste në historinë e kosovës, dhe kështu do të jetë sërish. Nuk ka burg e paraburgim, persekutim e izolim, që e ndal aktivizmin studentor.”, shkruan Kurti.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful