Templates by BIGtheme NET

Eugent Bushpepa renditet i 11 në Eurovizon, Izraeli zë vendin e parë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u shpall fituesi i Eurosongut dhe është këngëtarja Netta nga Izrali me këngën “Toy”. Shqipëria e përfaqësuar denjësisht me këngëtarin Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall” u rendit e 11-ta me 184 vota.

Azerbajxhani ishte shteti që i ka dhënë 12 pikët maksimale këngës shqiptare, ç’ka bëri që emri i Shqipërisë të dalë për një moment në krye të tabelës së pikëve pasi.

Eleni Fouriera që përfaqëson Qipron është renditur e dyta, ndërsa shqiptari tjetër Ermal Meta që ka përfaqësuar Italinë, e renditi këtë shtet të katërtin.

RENDITJA E SHQIPERISE, SI E NDRYSHOI REZULTATIN VOTA E PUBLIKUT
Me votat e jurisë, Shqipëria u rendit e shtata dhe mori 126 pikë, por ishte vota e publikut ajo që ndryshoi renditjen. Pas mbledhjes së dy rezultateve Shqipëria u rendit në vendin e 11-të me 184 vota.

Pikët pë Shqipërinë
Azerbajxhani- 12 pikë

Bjellorusia- 7 pikë

Maqedonia- 6 pikë

Gjeorgjia- 4 pikë

Austria 7– pikë

Anglia- 7 pikë

Kroacia- 1 pikë

Irlanda- 2 pikë

Cekia- 6 pikë

Islanda- 10 pikë

Belgjika- 2 pikë

Serbia- 1 pikë

Greqia-  7 pikë

Qipro- 6 pikë

Bullgaria- 7 pikë

Hungaria- 10 pikë

Mali i Zi- 10 pikë

Polonia- 7 pikë

Portugalia- 10 pikë/Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto