Templates by BIGtheme NET

Fshehu taksat, Ronaldo shmang burgun por i kushton 30 milionë euro

Taksat e fshehura në dëm të shtetit spanjoll do t’i kushtojnë shtrenjtë Cristiano Ronaldo-s. Portugezi ka zgjedhur të shmangë burgun, por kjo sipas mediave në gadishullin iberik është arritur falë një çmimi tepër të lartë.

33-vjeçari për të mbyllur çështjen e evazionit fiskal dhe për të shmangur burgun raportohet të ketë pranuar të paguajë plot 30 milionë euro gjobë.

Lajmi është dhënë nga ‘El Confidencial’, sipas së cilës ylli portugez është duke kërkuar të gjejë një akord me agjencinë e kontrollit të pasurisë dhe prokurorisë për të ndërprerë procedimin fiskal.

Ronaldo ka pranuar që të marrë përsipër fajësinë për katër vepra të pretenduara, duke paguar një shumë prej 14.7 milionë euro (për të drejtat e imazhit në periudhën 2011-2014).

Portugezi gjithashtu do të paguajë edhe një gjobë prej 30 milionë euro, duke shmangur kërkesën për 2 vjet burg.

Por, ndërkohë përfaqësuesit ligjorë të Ronaldos janë duke negociuar për të paguar vetëm gjobën prej 30 milionë eurosh dhe me shumë gjasa e gjithë çështja do të mbyllet përpara finaleve të Botërorit.

I njëjti burim shkruan se futbollisti ka kërkuar që edhe klubi të përfshihet në këtë çështje por Real Madrid e ka përjashtuar kategorikisht këtë opsion. Ndërkohë thuhet se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së pagës për të ndihmuar futbollistin për të përballuar gjobën.

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful