Një i ri shqiptar ka humbur jetën në luftimet e Sirisë. Ai është 23-vjeç dhe ka lindur në Haraçinë por prej vitesh me radhë ka jetuar në Shkup.
Sipas gazetës Koha.mk, 23-vjeçari E.Iseni i është bashkuar luftës në Siri që në fillim të vitit 2014, kur vetëm 19-vjeç.
Lajmin për vdekjen e të riut familjarët e kanë marrë vesh vetëm një ditë më parë. E.Iseni nuk është i vetmi shgqiptar që ka humbur jetën në luftrat e Sirisë, pasi dhjetëra ngjarje të tilla kanë ndodhur që prej vitit 2011.
Madje në Siri ndodhen ende qindra shqiptarë për të cilët nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari