Templates by BIGtheme NET

“U riktheva dhe i çova lule”/ Vajza shqiptare mbyt foshnjën dhe e hedh në mbeturina

Në mediat shqiptare dhe ato greke ka bërë bujë rasti i një 19-vjeçare shqiptare, e cila është vënë në pranga nga blutë greke së bashku me nënën e saj pasi akuzohen se kanë mbytur foshnjen e porsalindur dhe e kanë flakur në plehra. Ngjarja ka ndodhur në Petropulis në verilindje të Athinës.

“E linda fëmijën, e ushqeva dhe e mbyta me kordon. Më pas kur i pashë gjak në gojë dhe në hundë vendosa që ti vusja një letër në gojë, pas kësaj ai nuk mori më frymë. Kur kuptova që bebja kishte vdekur i kërkova nënës time që të sjellë një qese për ta hedhur fëmijën së bashku me mbeturinat e tjera të shtëpisë “, tha 19-vjeçarja.

Më pas 19-vjeçarja u ndje në faj për atë që kishte bërë dhe shkoi sërish në vendin ku e kishte hedhur të sapolindurin për t’i hedhur lule.

Në deklaratën e saj në Prokurori, ajo deklaroi se as që e dinte se ishte shtatzënë dhe se këtë fakt e kuptoi kur kishte ndjerë diçka t’i lëviste por që e mbajti të fshehtë pasi kishte frikë nga reagimi i nënës dhe vëllait së saj.

Sipas autopsisë, vdekja e fëmijës ka ardhur si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje nga një copë letër e vendosur në gojë.

Marrë ngaprotothema.gr

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful