Templates by BIGtheme NET

Zyrtare, gjermani Tuchel ‘merr timonin’ e Paris Saint-Germain

Thomas Tuchel është konfirmuar si trajneri i ri i Paris Saint-Germain me një marrëveshje dyvjeçare.

Gjermani, i cili nuk ka drehtuar asnjë skuadër që nga largimi nga Borussia Dortmund në fund të sezonit 2016-17, do të zëvendësojë Unai Emery në Parc des Princes.

“Është gëzim i madh, krenari dhe ambicie që të anëtarësohem në këtë klub të madh botëror të futbollit si Paris Saint-Germain,” tha Tuchel.

“Unë pres që të punoj me të gjithë këta lojtarë të mëdhenj, të cilët janë ndër më të mirët në planet. Me stafin tim, ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar ekipin të shtyjë kufijtë e tyre në nivelin më të lartë ndërkombëtar. Ka potencial të jashtëzakonshëm në Paris dhe kjo është sfida më emocionuese që kam pasur ndonjëherë.”

44-vjeçari u emërua si pasardhësi i Jurgen Klopp së në Dortmund në vitin 2015 dhe fitoi sezonin e DFB-Pokal.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful