Aktorja e Hollywood, Margot Kidder, e njohur për rolin e saj si si Lois Lane në filmin “Superman” ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.
Margot Kidder u bë e njohur së bashku me Christopher Reeve, në kohën kur luajtën në filmat e Superman të viteve 1970 dhe 1980. Më pas ajo u bë një politikane dhe aktiviste e të drejtave të grave.
Kidder luajti së bashku me Reeve në filmin Superman të vitit 1978 dhe më pas në klasikët horror si Black Christmas dhe Horror Amityville.
Në vitin 1996 aktorja shfaqi probleme të shëndetit mendor dhe u largua nga publiku për disa kohë.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari